SAR'A - SËMUNDJA E SHKAKTUAR NGA NDIKIMI I XHINIT-SHEJTAN - 3 March 2009 - Blog - mendohu.ucoz.com
e diell, 23 nen 2014, 6:10 AMMain | Registration | Login

Site menu

-

ruaje adresen

"Kush thërret në rrugë të vërtetë do të shpërblehet aq sa edhe të gjithë ata që e kanë ndjekur, e që në këtë nuk do t'i mungonjë asnjë pjesë e shpërblimit të tyre.” Muslimi

.

--

-- ---
-----
----
Ajeti i Radhës
-
"Mos ec mendjemadh nëpër tokë..."
El Isra, 37

-
Hadith i Radhës
"Nuk është i fuqishëm ai që ka fuqi trupore, i fuqishëm është ai që frenon veten kur zemërohet” (Buhariu dhe Muslimi)

---

Kur'ani Kerim Sunneti

---

Morali Islam

--

Familja

-----

TË TJERËT PËR ISLAMIN

- ---

tregime

== ---

Kliko Meka Live

-
--

--
-- ==
==

Calendar

«  mars 2009  »
DIEHENMARMEREJTPRESHT
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031

Login form

Welcome Guest!

Search

Site friends

Copyright vEsti24
Video

TV MENDOHU.UCOZ.COM

--
Muhamedi S.a.v.s, Ligjeron Khalid Jasin
Muhamedi S.a.v...
Jeta e Muhammedit (a.s) Dokumentar Ne Gjuhen Shqipe.
Jeta e Muhamme...
Mjaft më, OJ AMERIKË!
Mjaft më, OJ A...
Salah Bukhatir
Salah Bukhatir...
Muslimane, Zgjohuni !
Muslimane, Zgj...
--
KOHA SOT
Click for Тирана, Albania Forecast TIRANA Click for Skopje-Petrovec, Macedonia Forecast SHKUPI
--

---
------

Tag Board

300

Our poll

voto faqen
pergjigjet totale: 233

Statistics


ne linje gjithsej 0
musafir 0
antar 0
BlogBlog
Main » 2009 » mars » 3 » SAR'A - SËMUNDJA E SHKAKTUAR NGA NDIKIMI I XHINIT-SHEJTAN
SAR'A - SËMUNDJA E SHKAKTUAR NGA NDIKIMI I XHINIT-SHEJTAN
0:46 AM
www.mendohu.ucoz.com
Kur'ani dhe Shkenca 

Shërimi i SAR'AS

Sar'a është sëmundje shpirtërore e cila rrjedh (buron) nga ndikimi (prekja) i xhinit-shejtan (të marrit ograk) ku i sëmuri çdoherë nuk është i vetëdijshëm për fjalët e tij që i flet, psikikisht është i desekuilibruar, nuk mund të mbajë mend, fizikisht nuk është stabil dhe nuk mund të kontrollohet në lëvizjet dhe veprimet. Kjo është një lloj çmendurie, epilepsie apo një lloj tjetër çrregullimi psikofizik. Mttnd të shkaktohet nga ndikimi (veprimi) i xhinëve të këqinj nga shkaqe të ndryshme.

Ibn Kajim el-Xhevziu thotë:

"Janë dy lloj të sar'as:

a) sar'a e shkaktuar prej shpirtërave te këqinj dhe fëlliqur tokësor (El-ervah el-habithe esh-sherire el-erdije),

b) çrregullimi medicinal.

Lloji i parë shërohet me ndihmën e investimit të dy lloj përpjekjeve:

1. nga ana e të sëmurit, dhe

2. nga ana e mjekut (shëruesit).

I sëmuri duhet të investojë fuqinë e tij personale dhe përpjekjen e tij në kthimin e sinqertë kah Krijuesi dhe Zoti i këtyre shpirtrave dhe strehim të drejtë (et-tea'uvuz) ku do të bashkohet dhe shkrihet komponenta e zemrës dhe gjuhës, sepse kjo është një lloj lufte. Fitorja kundër armikut nuk vjen vetëm me ndihmën e armëve, pos nëse ajo është me kualitet nga vetvetiu, dhe nëse ndihmesi është i fuqishëm dhe i fortë. Në rast se ndonjëra prej komponenteve të cekura mungon, atëherë fitorja vjen në pyetje, e posaçërisht nëse mungojnë të dyjat; nëse zemra ështe e zbrazët, pa iman (besim), pa frikërespekt dhe mbështetje në Allahun, dhe nëse nuk ka armë.



Këto dy komponentea duhet t'i posedojë edhe mjeku. Nuk mjafton vetëm të thotë: "Dil!", ose "Bismilah", ose "La havle ve la kuvvete ila bilah". Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] thonte: "Dil, o armik i Allahut, unë jam Pejgamber i Allahut!"

Kam parë shejhun tonë (Ibn Tejmijen) si ia dërgonte njeriut të sëmurë personin i cili to të fliste me xhinin që ka hyrë në te dhe do t'ia percillte porosinë: "Shejhu të porositë: 'Dil, se kjo nuk të është e lejuar!' I sëmuri pas kësaj do të zgjohej nga transi. Ndonjëherë shejhu personalisht korrespondonte me te e ndonjëherë ndodhte që xhini i keq nuk donte të del, ndërsa ky e detyronte (të dilte) me goditje (mshuarje). I sëmuri do të zgjohej duke mos ndjer dhimbje. Këtë shumë herë e kemi parë.

Veçanërisht gjatë kohë në veshin e të sëmurit këndohej ajeti:

"A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?" (Mu'minun: 115)

Më ka treguar shejhu se njëherë një të sëmuri i kishte kënduar rukje në vesh e ishte lajmëruar xhini duke thënë: "Po!", me zë të rëndë. "Prandaj", tregon shejhu, "mora shkopin dhe fillova ta godas nëpër damarët e qafës deri sa nuk u lodha. Të pranishmit menduan se personi vdiq nga goditjet. Papritmas u lajmërua një xhin grua (femër) duke thënë:

"Unë e dua!"

"Ai ty nuk të don!" - i ishte përgjigjur shejhu.

"Dua të bëj Haxhxhin me te!" - kishte thënë xhini femër.

"Ai nuk don të shkon në Haxhxh me ty!" - i ishte përgjigjur.

"Atëherë do të dal nga ai për shkak të kerameteve tua." – kishte thënë xhini.

"Jo, por dil duke iu nënshtruar Allahut dhe Pejgamberit të Tij." ia kishte kthyer shejhu.

"Mirë, do të dalë".

I sëmuri pasi erdhi në vete shkonte djathtas-majtas duke thënë:

"Ç'kërkoj unë te shejhu?"

E pyetën: "E të gjitha ato goditje që i more nga ai?!"

"Pse do të më godiste shejhu kur unë nuk kam bërë asgjë të keqe?".

Aspak nuk i kujtohej se e kishte rrahur (goditur) shejhu.

Shejhu i shëronte duke kënduar Ajetul-Kursinë dhe duke i urdhëruar që mjeku dhe i sëmuri gjatë kohës t'i këndojnë duke i përsëritur; e po ashtu edhe suret "Mua'vidhetejn".

Thënë shkurt, ky është një lloj sar'i (kur xhini hyn në trupin e njeriut) shërimin e të cilit nuk e mohojnë pos një grup i vogël të injorantëve të cilët nuk kanë dituri dhe mend.

Xhinët e këqinj më së shumti ndikojnë tek ata të cilët kanë besim të dobët, zemrat e të cilëve janë të zbrazura nga imani, gjuhët e të cilëve nuk janë të lagura me dhikër dhe strehim te Allahu, dhe ata të cilët nuk mbrohen me mburoja të imanit dhe Sunetit, e kur i takojnë xhinët e këqinj, të paarmatosur dhe të zhveshur, u bëjnë cytje dhe ndikojnë në ta.

Argumentet tradicionale për ekzistimin dhe shërimin e kësaj sëmundjeje

Ekzistojnë shumë argumente nga Sherijati tradicional që vërtetojnë ndikimin e xhinëve-shejtanë në formë të sar'as. Në Kur'an thuhet:

"Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit." (Bekare: 275)

Në komentin më të njohur klasik të Kur'anit nga Imam Taberiu thuhet se "ngacmimi i shejtanit është një formë e sar'as ose çmendurisë.

Në tefsirin e Kurtubiut në sqarimin e këtij ajeti thuhet:

"Në këtë ajet kemi argument kundër atyre që thonë se sar'a nuk ndodh nga ana e xhinit, dhe kundër atyre që thonë se këto janë dukuri natyrore, e shejtani nuk mund të lëvizë nëpër trupin e njeriut dhe të shkakton të ashtuquajturin mess, apo një lloj çmendurie."

Në hadithin të cilin e transmeton Taberiu, përmendet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka shëruar një djalosh të cilin e kishin sjellur të lidhur, sepse ishte në gjendje të çmendurisë. Pejgamberi [sal-allahu alejhi ve selem] e godiste në shpinë duke thënë: "Dil, o armik i Allahut! Dil!", derisa shikimi i tij i çmendurisë nuk u kthjellua plotësisht.

Mandej bëri lutje dhe e fërkoi me duar nëpër fytyrë. Pas kësaj u shërua dhe ishte në gjendje të tillë shëndetësore saqë askush nga shoqëria e tij nuk ishte më i mençur dhe më normal se ai. Nga kjo ndodhi mund të konkludojmë se:

1. Shejtani, armiku i Allahut, mund të ndikon në njeriun në forme të sëmundjes së sar'as (kur xhini hyn në trupin e njeriut).

2. Ky lloj i sëmundjes mund të shërohet ashtu siç ka vepruar Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].

3. Shejtani mund të bashkohet me njeriun, të hyn në trupin e tij dhe të ndikon në te. Kjo kuptohet nga pjesa e transmetimit ku Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] kërkon daljen e shejtanit nga trupi i personit të sëmurë. Logjikisht është që daljes t'i paraprijë hyrja.

E ngjashme është edhe ndodhia që transmetohet nga El-Hejthemi ku përmendet se Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] i erdhi një grua e cila kërkonte që ta lutë Allahun [subhanehu ve teala] për shërimin e djalit të saj i cili ishte i çmendur. Ai kërkoi t'i sjellin ujë. I sollën një enë të vogël nga guri me ujë ku pështyri, ia lau fytyrën, i bëri lutje dhe urdhëroi: "Laje me ketë dhe lute Allahun që ta shërojë." Transmetuesi pastaj thotë: "Kërkova nga ai që të më ipet nga ai ujë për për djalin tim. Mora pak me gishta dhe e fërkova. Pas kësaj djali im ishte njeriu më i shëndoshë, e pyeta edhe atë grua për djalin e saj, e më tha se është shëruar plotësisht.

Ebu Davudi transmeton ndodhinë të cilën En-Neveviu në "Edh-kar"-in e tij thotë se është autentik, në të cilën Harixhetu ibn es-Salt transmeton hadithin nga xhaxhai i tij, i cili kishte pranuar Islamin para Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem], dhe duke u kthyer prej tij i takoi disa njerëz që mbanin një njeri të pranguar. I thanë se si mes veti kishin biseduar: "Me siguri, kolegu i tij (Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem]) është dërguar me ndonjë të mirë dhe të dobishme për njerëzit." Mandej e pyetën për atë se a ka ndonjë send me të cilën (muslimanët) shërohen? (Ai më pastaj rrëfen):

"I këndova rukje (disa pjesë nga Kur'ani) në formë të Fatihas derisa nuk u shërua. Ai më dhuroi njëqind dhenë. Shkova te Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] dhe e lajmërova për këtë. Më pyeti: A lexo ve diç tjetër pos kësaj?" I thashë: "Jo!" Ai më tha: "Merre atë dhuratë. Mjerr për ate që ushqet prej rukjes jo të drejtë! Ti je ushqyer prej rukjes së drejtë".

Kjo ndodhi transmetohet edhe në këtë version:

"I ka lexuar rukje tri ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, në formë të përsëritjes së Fatihas. Pasi ia lexonte suren, e mblidhte pështymën dhe e pështynte. "

Ibn Tejmije konsideron se xhinë hynë në trupin e njeriut, e ky është edhe mendim i ehlis-sunneti i cili pajtohet me konsensus për këtë çështje. Në njeriun shkaktojnë sar’ën dhe flasin në te me gjunë të cilën ai nuk mund ta kontrollojë. Transmetohet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thënë në transmetimin e Buhariut dhe Muslimit: "Shejtani qarkullon në trupin e njeriut nëpër enët e gjakut."

Transmetohet se Ahmed in Hambeli, themelues i medhhebit hambelit, shëronte sar’an. Atij i është ankuar hafifja El-Mutevekili në rastin e vajzës-robëreshës së shokut të tij e cila kishte sëmundjen e sar’as. Imam Ahmedi i nxori nallet prej druri me rypa nga fletat e pallmës me të cilat merrte abdest dhe ia dha shokut të tij duke i thënë:

“Shkonë rezidencën e hafifes, ulu para kokës së robëreshë dhe i thuaj (xhinit që kishte hyrë në trupin e të sëmures): ‘Të ka dërguar Ahmedi këtë mesazh: A dëshiron të dalësh me dëshirë apo dëshiron të fitosh shtatëdhjetë goditje me këto nalle.”

Xhini i keq u lajmërua në gjuhën e të sëmures:

“Dëgjuam dhe u nënshtruam. Sikur të na urdhëronte Ahmedi të shpërngulemi prej Irakut do të shpërnguleshim. Ahmedi (me të vërtetë) i nënshtrohej Allahut, e kush i nënshtrohet Allahut meriton që çdokush t’i nënshtrohet atij.”

Xhini doli nga ajo vajzë dhe ajo u bë plotësisht normale, lindi fëmijë dhe çdo gjë ishte në rregull derisa ishte Ahmed in Hambeli gjallë. Kur vdiq, xhini prap u kthye në trupin e asaj gruaje. Halifja iu drejtua Ebu Bekr el-Merveziut, i cili e trashëgoi Ahmed in Hambelin si dijetari më i njohur i asaj kohe. Ai, duke ditur për rastin e Ahmedit, mori nallen dhe u drejtua tek e sëmura. Por, xhini u lajmërua duke refuzuar t’i nënshtrohet duke thënë se Ahmed in Hambeli i ishte plotësisht i nënshtruar Allahut [subhanehu ve teala] prandaj xhinëve iu ishte urdhëruar se duhet patjetër t’i nënshtrohen, gjë që nuk ishte rasti me El-Merveziun.

Ngjashëm transmetohet edhe për Ibn Tejmijen, siç cekëm më parë.

Nxënësi i tij Ibn Kajimi tregon se ndodhte që shehu vetëm dërgonte ndokend me porosi që xhini të del nga trupi i të sëmurit e kjo mjaftonte për shërim. Në raste tjera këtë e bënte ai vetë. Ndonjëherë kishte raste të ndonjë xhini të keq i cili nuk i nënshtrohej, ku e përdorte metodën e goditjeve të forta me shkop e që të pranishmit mendonin se i sëmuri nuk mund të pranon gjithë këto goditje dhe rrahje e të mbetet gjallë. Por, i sëmuri zgjohej prej transit dhe gjendjes së çmendurisë plotësisht në gjendje normale, i habitur duke pyetur se ç’kërkon shejhu te ai, duke mos iu kujtuar kurrfarë rrahje dhe goditjeje.

Situatat në të cilat sulmojnë xhinët

Ngacmimet e xhinëve (messi) mund të ndodhin në rast kur:

  1. njeriu iriton xhinin me ndonjë veprim të pakujdesshëm i cili e godet, ngase xhini është i padukshëm (e lagë me ujë të nxehtë gjatë derdhjes së ujit, rrëzohet mbi te etj.)
  2. xhini mashkull apo femër dashurohet në ndonjë krijesë njerëzore,
  3. xhini i keq pa kurrfarë arsye bën zullum, e kjo ndodh në katër raste tek njerëzit:
    1. kur njeriu është shumë i hidhëruar,
    2. kur frikësohet shumë,
    3. kur është shumë i gëzuar, dhe
    4. kur është në depresion të madh."

Hyrja dhe bashkimi me njeriun mund të ndodhë nga natyra dhe karakteri i xhinit të cilët janë jomaterial, respektivisht janë krijuar nga "flaka e zjarrit"

Simptomet e ndikimit të xhinëve

Simptomet e personit të sëmurë mund të ndahen në ata që manifestohen publikisht dhe në ëndërr. Simptomet në ëndërr janë:

1. pagjumësia, zgjimi i shpeshtë, ngrihet dhe ecën nëpër gjumë, ëndrrat e këqija,

2. ndjekja në ëndërr nga e cila nuk mund të iket,

3. ëndërrimi i kafshëve: gjarpërinj, maca, qenë, luanë, minj etj.

4. shtrëngimi i dhëmbëve,

5. të qeshurit e pakontrolluar, qarje, piskëllimë dhe vajtim,

6. ëndërrimi i vetvetes në varr apo në ndonjë vend të shkretë,

7. ëndërrimi i njerëzve me dimensione të panatyrshme: të zgjatur, të shkurtuar, të zinj,

8. të ëndërruarit e tmerrit dhe fantazmave. Simptomat që mund të ndjehen publikisht janë:

1. Nxitje e brendshme e averzionit dhe largimit nga çdo lloj adhurimi sidomos nga namazi dhe dhikri,

2. kokëdhimbja konstante e cila nuk ka shkaqe medicinale,

3. mosprezenca e shpirtit (gjallërisë),

4. plogështia dhe përtacia fizike e cila të përkujton lëvizjet e pakontrolluara të robotit,

5. të shtangurit dhe krizat nervore,

6. dhimbjet në disa pjesë të trupit të cilat është e pamundur te shërohen me anë të mjekësisë.

Cilësitë të cilat duhet t'i posedojë ai që bën rukje

Ata të cilët në mënyrë praktike mirren me shërimin e sëmundjeve të përmendura duhet t'i posedojnë këto cilësi:

1. duhet të posedojnë akide (besim) të pastër të cilën e pason praktikimi në fjalë dhe vepër,

2. të kenë bindje të plotë në vërtetësinë e Kur'anit si Fjalë e Allahut dhe në ndikimin e tij në xhinët dhe shejtanët të cilët janë të obliguar me Shpallje,

3. të njohin doktrinën islame të lidhur me botën e fshehtë të xhinëve dhe shejtanëve, sepse gjatë shërimit dhe kontaktit me xhinët duhet të sjellin vendime gjatë së cilës mund të bëhen gabime katastrofale,

4. të njohin drejtësinë islame, doktrinën e saj dhe të mund të zbulojnë dredhirat dhe mashtrimet e shejtanit, siç përcjellet prej Ibn Tejmisë të cilit në një rast xhini i ka ofruar se do të del prej personit duke thënë: "Po dal nga respekti që kam ndaj ty." Por, shejhu ia kishte kthyer: "Jo! Duhet të dalësh duke iu nënshtruar Allahut dhe Pejgamberit të Tij",

5. do të ishte mirë që personi që merret me shërim të jetë i martuar që të mos bie në sprova me gratë e sëmura të cilat gjatë shërimit në raste të shumta, bien në trans dhe varësi të plotë, duke mos u kujtuar aspak, se ç'ka ndodhur me te. Prandaj gjatë tretmanit dhe shërimit me pacientet e gjinisë femërore patjetër duhet të jetë prezent mahremi i saj që të iket nga mundësia e gabimit, mëkatit,

6. të ruhen nga mëkatet, sepse mëkatet i ndihmojnë shejtanit dhe i ipet e drejtë që të mos jetë i dëgjueshëm, mos të nënshtrohet dhe të mbetet në personin e sëmurë,

7. t'i kryejnë ibadetet dhe obligimet fetare nga të cilat dobësohet ndikimi i shejtanit,

8. të përmendin dhe madhërojnë Allahun [subhanehu ve teala] në formën e përshkruar në Sunet në situata dhe raste të ndryshme,

9. të kenë nijet të pastërt dhe të drejtë gjatë shërimit,

10. të imunizohen dhe mbrohen me dhikre të posaçme nga Suneti i Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem]. Nëse ndokush i afrohet më shumë Allahut [subhanehu ve teala] me ibadete, dhikre, nënshtrueshmëri etj., aq më tepër largohet prej shejtanit dhe mundësisë që ata të ndikojnë në te.

Rukja

Në Sherijat këto sëmundje shërohen me anë të rukjes, d.m.th., me leximin e disa ajeteve të caktuara nga Kur'ani. Kur'ani është shërim siç edhe Vetë Allahu thotë:

"Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim." (Isra: 82)

Në transmetimet që i kanë regjistruar shumë përmbledhës të haditheve siç janë Ibn-Suni, Hakimi, Bejhakiu dhe Abdullah ibn Hambeli jepen zgjidhjet e ajeteve të cilat lexohen për shërim nga sar'i, gjë që është bazë e rukjes që lexohet gjatë shërimit të sar'as.

Ubej ibn Ka'bi transmeton: "Isha te i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] kur erdhi një beduin dhe tha:

'O Pejgamber i Allahut, kam një vëlla të sëmurë?'.

'Prej çka vuan ai?' - pyeti Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].

'Prej çmendurisë' - tha fshatari.

'Ma sjell!' - tha Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].

E vendosi para tij e mandej i këndoi këto ajete:

1. Fatihanë:

2. ajetet prej sures Bekare: 1-4, 163-164, 255, 284-286:

3. ajetin prej sures Ali Imran: 18,

4. ajetin prej sures El-A'raf: 54,

5. ajetin prej sures El-Mu'minun: 116,

6. ajetin prej sures El-Xhin: 3,

7. ajetet prej sures Es-Safat: 1-10,

8. ajetet prej sures El-Hashër: 21-24,

9. suren Ihlas dhe Mu'avidhetejn.

Ajetet e rukjes

Pra, ajetet e rukjes në bazë të këtij transmetimi janë Fatiha:

1.Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

2. Falënderimi i takon Allahut, Zotit te botërave

3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit

5. Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë

6. Udhëzona në rrugën e drejtë,

7. në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!"

Bekare:

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Elif, Lam, Mim.
2. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.
3. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqatë, sadaka etj.).
4. Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (ahiretin).
5. Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.

102. (e hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t'i thonin: "Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!" E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t'i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç'ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.

163. Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshrëplotë, gjithnjë mëshiron.
164. Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.

255. All-llahu - s'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze të koturit, e as gjumi. E Tija është ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç'po u ndodhë dhe ç'do t'u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori. (Ky ajet quhet edhe "Ajetul-Kursij")
256. Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat, e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.
257. All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

284. Të All-llahut janë ç'ka në qiell dhe ç'ka në tokë, e për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t'ju marrë në përgjegjësi, e Ai ia fal atij që do dhe dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send.
285. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: "Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë."
286. All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqiat, na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!

Ali Imran:

18. All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit, e të Urtit.
19. Feja e pranueshme tek All-llahu është islami, e atyre që është dhënë libri, pasi mësuam për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejt do t'I jape llogarinë.

A'raf:

54. Vërtetë, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve.
55. Lutnie Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.
56. Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe lutnie Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S'ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.

117. E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): "Hidhe shkopin tënd!" Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsuar.
118. Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur.
119. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar.
120. E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde.
121. Dhe thanë: "Ne i besuam Zotit të gjithësisë,
122. Zotit të Musait dhe të Harunit!"

Junus:

81. E kur i hodhën ata, Musai u tha: "Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!" Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrahë veprën e të prishurve.
82. Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse e urrejnë të pabesët.

Ta-Ha:

69. Tani hidhe atë që e ke në dorën tëndetë djathtë (shkopin), që t'i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.

El-Mu'minun:

115. A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?
116. I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtet, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar.
117. E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shptojnë.
118. E ti thuaj: "O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je me Mëshiruesi i mëshiruesve!"

Safat:

1. Pasha të rradhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.
2. Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.
3. Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.
4. Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.
5. Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (të yjeve).
6. Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve.
7. Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.
8. Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.
9. Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.
10. Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.

Ahkaf:

29. (Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që të dëgjojnë Kur'anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: "Heshtni!" dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.
30. Thanë: "O populli ynë, në dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!"
31. O populli ynë, përjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij! Ai ju falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje.
32. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!"

Rrahman:

33. O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë).
34. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
35. Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t'u derdhen rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
36. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

Hashër:

21. Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.
22. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
23. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!
24. Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!

Xhin:

1.Thuaj: "Mua më shpalllet se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit,
2. që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t'ia shoqërojmë më askë"
3. Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë, nuk është që ka as grua, as fëmijë.
4. S'ka dyshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut.
5. Ndërsa, ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahu,
6. Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.
7. Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka për të ringjallur askë.
8. Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijnë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg),
9. Dhe ne më parë hulumtonim në vendëvështrim për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.

Ihlas:

1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

Felek:

1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
2. Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi.
3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

Nas:

1. Thuaj: "Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!
2. Sunduesin e njerëzve,
3. Të adhuruarin e njerëzve,
4. Prej të keqes së cytësit që fshihet.
5. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,
6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit".

Fazat e shërimit

Vetë shërimi përbëhet prej tri fazave:

1. përgatitja për shërim,

2. procesi i shërimit me këndimin e rukjes,

3. periudha e postshërimit (pas shërimit).

Fillimi i shërimit

Kjo faze përbëhet nga përgatitjet që i dedikohen të sëmurit, atij i cili e bën rukjen dhe kushtet për shërim të suksesshëm. Sa i përket atij që shëron dhe të sëmurit, duhet të mbrohen dhe imunizohen me mburoja nga Kur'ani dhe Suneti para se të fillojë shërimi, thënien e isti'adhes (formula e mbrojtjes dhe kërkimit strehim tek Allahu), leximin e Ajetul-Kursisë (Bekare: 255), lutjeve dhe dhikreve.

Procesi i shërimit: leximi i rukjes

Në këtë fazë lexuesi i rukjes personit të sëmurë ia vëndon dorën e tij të djathtë në kokë dhe i lexon rukje, d.m.th., përmbledhjen e ajeteve dhe sureve të cilat lexohen me kiraet të qartë në veshin e djathtë të sëmurit. Në transmetimin e Ubej ibn Ka'bit përmendëm vetëm ajetet që i ka lexuar Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] një personi të sëmurë. Rukja e drejtë është e lejuar me konsenzus, nëse janë të plotësuara kushtet e saja.

Argumentet e lejimit të rukjes

Hadithet e lejimit të rukjes janë të shutnta:

1. Transmetohet nëpër hadithet autentike se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] i ka bërë vetes rukje. Buhariu transmeton nga Aishja [radiallahu anha] se ai, kur shkonte të flejt" fryente në duar duke lexuar "Kul huvallahu ehad" dhe "El-Muavidhetejn" (Felek dhe Nas), mandej fërkonte fytyrën dhe gjithë trupin aq sa mund të arrinte (prekte).

2. Po ashtu transmetohet se ka urdhëruar leximin (bërjen rukje të therëve). Buhariu ka regjistruar nga Umu Seleme se Pejgamberi [sala-llahu alejhi ve selem] ka parë në shtëpine e tij një robëreshë në fytyrën e së cilës mund të vëreheshin simptomet e cytjes së xhinit prandaj ka urdhëruar: "Bëni (lexoni) rukje sepse shifet se i është bërë cytje."

3. Transmetohet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] u ka bërë rukje të tjerëve. Buhariu përcjell nga Aishja [radiallahu anha] se ai i ka imunizuar dhe mbrojtur disa të sëmurë duke i fërkuar me dorë të djathtë dhe bërë lutje: "Largoje sëmundjen, o Zot i njerëzve, shëroje sepse Ti je Ai i cili jep shëndet Nuk ka shërim pos shërimit Tënd, shërim i cili nuk tërhiqet para sëmundjes."

4. Transmetohet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka lejuar dhe ratifikuar rastet e bërjes rukje nga të tjerët.

Buhariu transmeton nga Se'idi ku tregohet se një grup sahabësh duke udhëtuar u gjet në territorin e një fisi arab. U lajmëruan (paraqitën) si musafirë, mirëpo u refuzuan dhe nuk u gostitën. Ndërkohë ndodhi që kryeplakun e fisit ta kafshojë një gjarpër helmues. U munduan ta shërojnë duke përdorur të gjitha mënyrat e njohura të shërimit, por nuk mundën ta shërojnë. Dikujt në atë fatkeqësi iu kujtuan musafirët ndaj të cilëve u sjellën keq prandaj u drejtuan me lutje që t'u ndihmojnë në shërimin e kryeplakut, nëse ndokush prej tyre e njef këtë shkathtësi.

Njëri prej sahabeve u lajmërua të bëjë rukje. Mirëpo, i përkujtoi për sjelljen e tyre ndaj sahabëve si musafirë prandaj refuzoi të bën rukje, pos nëse u japin kundërvlere. U arrit marrëveshja që për shërimin e tij t'u japin nje tufë dhenësh. As'habi filloi me pështyrje dhe bërjen e rukjes në formë të leximit dhe përsëritjes "El-Hamdu lilahi rabil-a'lemin" derisa i helmuari nuk kërceu sikur të jetë liruar nga prangat dhe filloi të ecë. U dhanë tufën e premtuar. Disa prej sahabëve deshën që ta ndajnë mes tyre. Por, lexuesi i rukjes dha propozimin që këtë ta bëjnë pasi që ta lajmërojnë Pejgamberin [salallahu alejhi ve selem] për atë se çfarë kishin vepruar. Kur arritën dhe i treguan për rastin, ai e lejoi veprën e tyre duke thënë: "Prej nga e ke ditur se (Fati-ha) është rukje? E keni qëlluar! Ndajeni fitimin dhe mua më inkuadroni në ndarje."

Ky transmetim autentik dhe shumë të tjera janë bazë e konsenzusit për lejimin e rukjes e cila mund të ndahet ne dy lloje:

a) rukja e cila bëhet për shërim, pasi që ndonjë person të sëmuret, dhe

b) rukja e cila bëhet si preventivë, për mbrojtje, imunizim dhe pengim të sëmundjes.

Argumentet për përdorimin e rukjes gjatë shërimit të të sëmurit

Rukja e cila bëhet për shërim ka bazë në shumë transmetime:

1. Aishja, gruaja e Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] tregon se kur Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] sëmurej, meleku Xhibril [alejhi selam] i bënte rukje: "Në emër të Allahut të mbrojmë nga e keqja e çdo magjie, nga çdo sëmundje të shëroj." Po ashtu transmetohet verzioni në të cilin Xhibrili [alejhi selam] i bënte rukje: "Në emër të Allahut të fryejmë (rukje) nga çdo gjë që të mundon."

2. Aishja transmeton se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] "kur sëmurej dikush nga familja e tij, fryente në te duke kënduar 'El-Muavidhetejn'. Kur edhe ai ra në shtratin e vdekjes fryeja në te dhe e fërkoja me dorën e tij që ishte më me begati se e imja."


Views: 3726 | Added by: mendohu | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 5
5 lirimi   (13 tet 2014 1:46 AM)
qdokush kush don qe ti fryj nemenyr islame ti baj Rukje mund te lajmrohent ne ket numer tek bexhet ismailin ne Gjilan ne kosov +39649211321 / +37744481512 https://www.youtube.com/watch?v=u5BMTAGnFDw

4 Pashe   (11 qer 2014 10:39 AM)
Unë nuk e di se si të falënderoj E DR IREDIA GREAT për sjelljen
lumturi përsëri në familjen time. Emri im është Pashë nga Gjermania. Unë me të vërtetë
dua të them në të gjithë botën që ka një piperi magji quajtur GREAT
IREDIA që është aq e vërtetë dhe të mirëfilltë. Unë kurrë nuk besonin në ndonjë nga këto
gjëra, por kur i humbasin gruan time për 4 vjet, i kërkohet ndihmë deri i
gjetur DR IREDIA, një shishkë të madhe magji, dhe ai hodhi një dashuri
magji për mua, dhe ai më siguroi se unë do të merrni gruan time përsëri në vetëm
48hours por i ishte në dyshim, dhe pasi magji është hedhur, 48hours
më pas, ashtu siç ka thënë piperi magji, telefoni im ranë, dhe çuditërisht kjo
ishte gruaja ime i cili nuk e ka thirrur ose për të marrë thirrjen time për 4 vitet e fundit, dhe ajo bëri një
falje për dhimbjen që ajo ka shkaktuar mua dhe ajo më tha se ajo është
të gatshëm të kthehen në shtëpi për mua. DR IREDIA me të vërtetë e bëri atë për të dini se si
shumë i dashur dhe të nevojshme atë. Dhe ai gjithashtu i hapi sytë të foto se si
shumë dashuri ne kemi për të ndarë së bashku. Me këtë dëshmi tani jam
njeri i lumtur mbi tokë dhe dashuria jonë tani është më e fortë se sa ajo ishte
edhe para se divorci tonë dhe kjo është arsyeja pse unë do të mbajë për ndarjen e kjo
Dëshmia e gjithë bota. Të gjitha në sajë shkon në DR IREDIA të Madh për të mirë
punë që ka bërë për mua. Këtu është adresa e tij e-mail në qoftë se ju jeni
që ka të njëjtën ose të ngjashme problem, kontaktoni atë tani sepse ai është shumë i
i fuqishëm dhe ai gjithmonë do të ju ndihmojë. Besoni atë dhe të bëjë të gjitha që ai ju pyet
për të bërë dhe nuk dyshoj atë në asnjë mënyrë. Kontaktoni me atë tani në
drirediaherbalhome@gmail.Com

3 Pashe   (06 qer 2014 1:15 AM)
Unë nuk e di se si të falënderoj E DR Iredia GREAT për sjelljen
lumturi përsëri në familjen time. Emri im është Pashe nga Gjermania. Unë me të vërtetë
dua të tregoj të gjithë botës se ka një piperi magji quajtur GREAT
Iredia që është aq e vërtetë dhe të mirëfilltë. Unë nuk besoi kurrë në asnjë nga këto
gjëra, por kur i humbasin gruan time për 4 vjet, i kërkohet ndihmë deri i
Iredia gjetur DR, A piperi madhe magji, dhe e hodha një dashuri
magji për mua, dhe unë kam më siguroi që unë do të marrë gruan e mia në vetëm
48hours por i ishte në dyshim, dhe pas spell-ka qenë e hedhur, 48hours
më pas, ashtu siç ka thënë piperi magji, telefoni im ranë, dhe çuditërisht kjo
ishte gruaja ime i cili nuk e ka thirrur ose për të marrë thirrjen time për 4 vitet e fundit, dhe ajo bëri një
falje për dhimbjen që ajo ka shkaktuar mua dhe ajo më tha se ajo është
të gatshëm të kthehen në shtëpi për mua. DR Iredia me të vërtetë e bëri atë për të dini se si
shumë i dashur dhe të nevojshme atë. Dhe unë gjithashtu i hapi sytë të foto se si
shumë dashuri për të ndarë informacion që kemi së bashku. Me Kjo dëshmisë tani jam
njeri i lumtur mbi tokë dhe dashuria jonë është më e fortë tani se si ishte
edhe para se divorci tonë dhe Kjo është arsyeja pse unë do të mbajë për ndarjen e kjo
Dëshmia e gjithë bota. Të gjitha në sajë shkon në THE GREAT RD Iredia për të mirë
Që unë kam bërë punë për mua. Këtu është adresa e tij e-mail në qoftë se ju jeni
duke pasur të njëjtën ose një problem të ngjashëm, kontaktoni atë tani sepse kam është shumë e
i fuqishëm dhe unë gjithmonë do të ju ndihmojë. Besoni atë dhe të bëjë të gjitha unë po ju pyet
për të bërë dhe nuk dyshoj atë në asnjë mënyrë. Kontaktoni me atë tani në
drirediaherbalhome@gmail.Com

2 une   (10 Jan 2011 6:52 PM)
kush nuk po te ndihmojka

1 suad   (29 sht 2010 3:53 AM)
edhe une kam te njejtin problem qe 10 vite me ka shkuare krejt prapa asgje mbare kam qen djale i zgjuare kam pat miqesi me kedo tash nuk eh kam po pse valle te me ndodhe kjo me ndihmoni jam 23vjecare qe kur i kisha 13vjec nisi ky problem

une dua ndihme qe te me ndihmoni nuk me shkone as ne dashuri po as edhe ne pune ne hiq gje po as dhe ne shkolle se di keshtu nuk jetohet me ju lutem ndihme


Name *:
Email:
Code *:
Copyright MyCorp © 2014 | Free web hosting - uCoz