TOKA DHE UJI - 3 March 2009 - Blog - mendohu.ucoz.com
e premte, 31 tet 2014, 5:43 PMMain | Registration | Login

Site menu

-

ruaje adresen

"Kush thërret në rrugë të vërtetë do të shpërblehet aq sa edhe të gjithë ata që e kanë ndjekur, e që në këtë nuk do t'i mungonjë asnjë pjesë e shpërblimit të tyre.” Muslimi

.

--

-- ---
-----
----
Ajeti i Radhës
-
"Mos ec mendjemadh nëpër tokë..."
El Isra, 37

-
Hadith i Radhës
"Nuk është i fuqishëm ai që ka fuqi trupore, i fuqishëm është ai që frenon veten kur zemërohet” (Buhariu dhe Muslimi)

---

Kur'ani Kerim Sunneti

---

Morali Islam

--

Familja

-----

TË TJERËT PËR ISLAMIN

- ---

tregime

== ---

Kliko Meka Live

-
--

--
-- ==
==

Calendar

«  mars 2009  »
DIEHENMARMEREJTPRESHT
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031

Login form

Welcome Guest!

Search

Site friends

Copyright vEsti24
Video

TV MENDOHU.UCOZ.COM

--
Muhamedi S.a.v.s, Ligjeron Khalid Jasin
Muhamedi S.a.v...
Jeta e Muhammedit (a.s) Dokumentar Ne Gjuhen Shqipe.
Jeta e Muhamme...
Mjaft më, OJ AMERIKË!
Mjaft më, OJ A...
Salah Bukhatir
Salah Bukhatir...
Muslimane, Zgjohuni !
Muslimane, Zgj...
--
KOHA SOT
Click for Тирана, Albania Forecast TIRANA Click for Skopje-Petrovec, Macedonia Forecast SHKUPI
--

---
------

Tag Board

300

Our poll

voto faqen
pergjigjet totale: 233

Statistics


ne linje gjithsej 1
musafir 1
antar 0
BlogBlog
Main » 2009 » mars » 3 » TOKA DHE UJI
TOKA DHE UJI
0:50 AM
www.mendohu.ucoz.com                                                                              sheki
Kur'ani dhe Shkenca 

Ne, për shkak të qëndrimit të gjatë në Tokë, për shkak të përshtatjes me fenomenet dhe dukuritë e saj, gati që nuk e vërejmë dorën e fuqisë së Krijuesit Absolut, i cili e bëri Tokën të përshtatshme për krijesat, siç bën aluzion verseti kuranor në vijim:

"Ai dhe Tokën e bëri të shtrirë për krijesat. Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjella". (Er-Rrahman. 10-11)

Ne e vërejmë kohë pas kohe stabilitetin e Tokës, këtë begati të Allahut, xh.sh., që na ka dhuruar. Këtë e vërejmë kur bie tërmet apo kur shpërthen vullkani. Atëherë para syve tanë e shohim Tokën duke u lëkundur. Njerëzit do të ishin të vetëdijshëm sikur të mendonin se kjo Tokë e vocërr në kozmosin e gjerë rrotullohet rreth vetes me shpejtësi 60.000 milje në orë. Sikur të mendonin për këtë fakt, si ky 'topth i vocërr' nxiton me vrull dhe shpejtësi marramendëse në hapësirat e pafundme të këtij universi, mbështetur në fuqinë e Allahut, do të tronditeshin zemrat e njerëzve dhe do të mbështeteshin vetëm në Allahun e gjithëfuqishëm, i cili e krijoi këtë Tokë me kushte të volitshme për të gjitha krijesat.



Duke iu referuar krijimit të deteve, Kur'ani famëmadh tregon për begatitë e tyre:

"Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë". (Er-Rrahman. 22)

Pa mëdyshje, margaritarët janë gjëja më e mahnitshme që ka në dete. Ata formohen nga guaska në fund të detit. Kjo gjallesë ka një rrjet tejet preciz, të formuar në mënyrë tejet të çuditshme. Në pjesën e fundit të kësaj rrjete magjike ndodhet goja e guaskës me katër buzë. Kur hyn guri brenda saj, guaska tajon një materie ngjitëse dhe e formëson gurin ashtu që e kthen në diamant, madhësish dhe formash të ndryshme, me bukuri mahnitëse.

Edhe koralet janë një prej mrekullive të Allahut, xh.sh. Jetojnë në dete në thellësi prej 5-300 m., të ngjitura për shkëmbinjtë e detit. Shumohen në dy mënyra. Lartësia e drurëve koralorë është 30 cm. Ishujt e gjallë koralorë arrijnë gjatësinë prej 2350 km, siç është rasti me ishuj të tillë në Australi. Nga koralet nxirren diamante të çmuara me vlera të mëdha për njerëzit.

Dhe Allahu i madhërishëm vazhdon edhe më tej, duke numëruar dhuntitë e panumërta:

"A e shihni ujin që po e pini? A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë? Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?". (El Vakia. 68-70).

Uji është burim i jetës. Roli i njeriut është që ta pijë ujin. Ndërsa krijuesi i tij është Allahu i madhërishëm. Ai e lëshon nga qielli dhe e bëri të pijshëm. "Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?". (Kur'an. 70)

Domethënë, do të ishte i njelmët dhe nuk do të ishte i përshtatshëm për jetë. Andaj, për këtë begati të madhe, Allahu i madhërishëm fton që ta falënderojmë. Me gjithë përparimin që ka bërë njeriu, roli i ujit nuk është zvogëluar. Përkundrazi, është rritur edhe më shumë.

Uji është lëndë interesimi si për njerëzit e shkretëtirës, ashtu edhe për shkencëtarët që merren me studimin e tij. Krahas me këto zbulime kolosale, njeriu është ende në udhëtim e sipër.

Para tij shtrihen ende hapësira të tëra të panjohura. Shpirti i njeriut mbetet ende enigmë e madhe për shkencëtarët. Vargani i besimtarëve po rritet vazhdimisht. Ata arrijnë nga të gjitha anët. Kështu do të realizohet premtimi i Allahut, i cili do të realizohet së shpejti:

"A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?"(Fussilet 53)

Ai e ka dhënë premtimin e vet mbi bazë të diturisë dhe Shpalljes. Por disa dyshojnë në takimin me Të, ndërsa ai ballafaqim do të ndodhë me siguri, siç vërteton verseti i Kur'anit fisnik: “Vini re! Ata Janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre (me botën tjetër), e ta dini se Ai ka përfshirë me dijen e vet çdo send". (Fussiiet. 54).

Ku do të ikin që të mos takohen me Të, kur Ai me diturinë e Tij përfshin çdo send?

Në Kur'anin fisnik, kufiri i ujërave të deteve përmendet në 44 vende, gjegjësisht Allahu i madhërishëm flet për detet në 44 versete, duke mos i llogaritur versetet që flasin për detarinë. Ne po i citojmë vetëm disa prej tyre:

"Ai (Allahu) na bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë), ia beh një erë e fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga valët dhe binden se janë të shkatërruar, e lusin Allahun pa farë përzierje të idhujve (duke thënë): 'Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi gjithnjë falënderues!". (Junus. 22)

"Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam".(El Israë. 70)

"Dhe nga argumentet (që dokumentojnë fuqinë) e Tij, janë anijet lundruese nëpër det si të ishin kodra". (Esh Shura, 32)

"Ai i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk e kapërcejnë. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det". (ErRrahman. 19-24)

Nga versetet e cituara kuranore mund të shihet se Allahu i madhërishëm i përmend të gjitha vetitë e ujërave të deteve si lëvizjen e ujit në dete, njelmësinë e tij etj. Të gjitha oqeanet dhe detet në sipërfaqen tokësore përbëjnë detin botëror dhe të gjithë janë te lidhur me njëri-tjetrin. Këtë njësi të madhe detare e përbëjnë: 4 oqeane dhe 56 dete me madhësi të ndryshme.

Ujërat e detit botëror dallohen nga ujërat tokësorë për nga: temperatura, njelmësia, ngjyra, tejdukshmëria dhe lëvizjet.

Temperatura e ujit të detit botëror varet nga shkalla e nxehtësisë. Ujërat që gjenden më afër ekuatorit dhe ujërat më të cekët janë më të ngrohtë, ndërsa ujërat që kanë një shtrirje më të madhe gjeografike dhe thellësi më të madhe janë më të ftohtë.

Njelmësia e ujërave është cilësi më karakteristike e ujërave të detit, kurse matet me promilë. Njelmësia mesatare e ujërave në botëror është 35%. Njelmësia rrjedh nga tretjet e në ujë. Kjo varet nga hapësira gjeografike, nga sasia e prurjeve të ujërave të ëmbël nga toka, nga sasia e ujërave që bie nga qielli dhe nga avulli.

Ujërat më të ngrohtë të detit kanë ngjyrë të kaltër, sepse përmbajnë sasi më të mëdha kripe, kurse ujërat më të ftohtë kanë ngjyrë të gjelbër, për shkak të njelmësisë më të vogël.

Tejdukshmëria e ujit të detit varet nga njelmësia, nga sasia e plangtonit dhe nga përberja e ujit.

Lëvizja e ujit të detit mund të ndahet: vale, rryma detare, batica (prurje) dhe zbatica (tërheqje).

Valët e detit krijohen me ndihmën e erërave. tërmeteve dhe erupcioneve vullkanike.

Në kaptinën Israë, verseti 67, Allahu i madhërishëm thotë:

"E kur ju kap juve frika në det, do të zhduken ata që i keni lutur, përveç Tij, mirëpo pasi që Ai tu shpëtojë e të arrini në tokë ju ia ktheni shpinën. Njeriu është i pabesë".

Rrymat detare janë lëvizje të rregullta të ujërave të deteve dhe kanë shpejtësi prej 6-10 km/h. Batica dhe zbatica janë lëvizje karakteristike. Ato, në det të hapur, arrijnë lartësinë 1-2 m, ndërsa në brigje lartësia e tyre mund të shkojë nga 2-21 m.

Fotografitë më të reja të deteve, të incizuara nga teleobjektivët e satelitëve artificialë, na tregojnë se detet e botës ndryshojnë nga njëri-tjetri në nxehtësi, njelmësi, dendësi dhe në sasi të oksigjenit. Nga këta satelitë artificialë është dalluar edhe vija e hollë e bardhë që i ndan detet.

Nëse e analizojmë me kujdes kuptimin e verseteve 19-20 të sures Er Rrahman:

"Ai i lejoi dy dete të puqen ndërmjet vete, ndërmjet atyre të dyve është një pengesë që ata të dy nuk e kapërcejnë", atëherë do të shohim se me aparaturat moderne elektronike është fotografuar ky pengues “berzah” dhe është bërë i qartë kuptimi fjalës kuranore la jebgijan (nuk e kapërcejnë pengesën), që do të thotë se me anë te kësaj pengese uji i një deti që hyn në detin tjetër i merr karakteristikat dhe veçoritë e detit në të cilin hyn".

Deri te ky konstatim i vërtetë shkencor është arritur pas mijëra fotografimesh nëpër dete e oqeane, të cilat fotografime janë bërë nga satelitët artificialë, ndërsa Kur'ani famëmadh i ka theksuar para 15 shekujve.

Atmosfera paraqet mbështjellësin ajror të planetit të Tokës dhe ka domethënie shumë të madhe për jetën dhe dukjen e planetit tonë. Atmosfera e mbron atë nga ndryshimet e mëdha të temperaturës, e cila mund të arrijë deri në 200°C. Atmosfera e bën të mundur qarkullimin e ujit në natyrë dhe ekzistimin e botës së gjallë organike.

Atmosfera ndahet në 4 pjesë:

I. Troposfera - është shtresa më e ulët, më e dendur dhe më mirë e studiuar. Trashësia e saj mbi polet sillet rreth 8 km, ndërsa deri 18 km mbi ekuatorin. Në troposferë ndodhin të gjitha fenomenet atmosferike: vranësirat, mjegulla, shirat dhe bora.

II. Stratosfera - shtrihet mbi troposferën. Kufiri i saj i epërm arrin lartësinë deri në 80 km.

III. Jonosfera - shtrihet mbi stratosferën, në lartësi ndërmjet 80-100 km. Temperatura e ajrit arrin nga 600-700°C.

IV. Ekzosfera - është shtresa me e lartë e atmosferës dhe shtrihet në lartësinë mbi 1000 km.

Masat e ajrit në atmosferë lëvizin pandërprerë dhe kanë drejtim horizontal dhe vertikal. Lëvizjet horizontale që kryhen prej pikave me shtypje atmosferike më të lartë kah pikat me shtypje atmosferike më të ulët quhen erë (frymë). Erërat ndërmjet veti dallohen për nga drejtimi, shpejtësia e lëvizjes, për nga kohëzgjatja dhe për nga rëndësia që kanë.

Erërat ndahen në tre grupe: erëra të përhershme, erëra periodike dhe erëra lokale. Për erërat si fenomen tejet interesant, Kur’ani fisnik bën fjalë në shumë versete:

"Ne lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojnë shi dhe atë jua japim ta pini; e ju nuk mund ta ruani atë". (Hixhër. 22)

"Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha, Ne i sjellim mbi tokë të vdekur dhe e lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (ujin) nxjerrim të gjitha frutet. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit, ashtu që të përkujtoni (fuqinë e Zotit)". (El Araf. 57)

"Ai është që shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formon re të dendura". (ErRra'd. 12)

"A nuk e ke parë se si Allahu drejton retë, pastaj i bashkon, I bën grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me të godit këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati sa s'të merr të parit". (En Nur. 43)

Siç pamë nga ajo që përmbajnë versetet kuranore, Allahu i madhërishëm e ka rregulluar atmosferën dhe kështu e ka mbrojtur sipërfaqen e Tokës nga temperaturat e larta. Sikur mos të ekzistonte atmosfera, atëherë lëkundjet në temperaturat e ajrit do të arrinin deri në 200°C. Në këso ndryshimesh të mëdha të temperaturës nuk do të mund të mendohej jeta në Tokë. Nëse e marrim parasysh se në qendër të Diellit dominojnë temperatura tepër të larta, që sillen rreth 20 milionë shkallë Celzius dhe shtypje rreth 400 milionë atmosfera, ose temperaturat në sipërfaqen e Diellit, që sillen nga 4500-7000°C, do të shohim fuqinë çudibërëse të Allahut të madhërishëm, i cili këto temperatura kaq të larta i redukton dhe ia përshtat Tokës. Kështu, derisa këto temperatura të arrijnë mbi sipërfaqen e Tokës, duke kaluar nëpër shtresat e atmosferës, në sipërfaqen e Tokës janë nga 60-70°C, kurse në zonat e ftohta arrijnë në dhjetëra shkallë nën zero.

Gjithë kjo është bërë për shkak që njeriut t'i bëhet e mundur të jetojë i qetë dhe pa kokëçarje në Tokë, në kushte të përshtatshme dhe pa pengesa, siç bën aluzion verseti i Kur'anit fisnik:

“Ai, i cili për ju e bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani Allahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë)".(El Bekare. 22)

Në tërë këtë harmoni të zhvillimit të ligjshmërive rreth rrjedhjes rrethore të ujit, Allahu i madhërishëm e përmend edhe lëvizjen horizontale të masave të ajrit në atmosferë - erërat - të cilat paraqesin pjesë të ligjshmërive të përmendura. E tërë kjo është nxitje për njeriun, që ai të përpiqet edhe më shumë për të zbuluar dhe njohur ligjshmëritë e Allahut fuqiplotë.

Të rikujtojmë me respekt dhe duke medituar versetin e Kur'anit famëmadh:

"Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon Allahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhap në të nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente". (El Bekare. 164)

Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik përkujton:

"A nuk vështruan ata me vëmendje pushtetin e madh në qiej e në tokë dhe në çka krijoi Allahu prej sendeve...?". (El A'rafë. 185)

Kjo është një lëkundje para këtij kozmosi mahnitës. Vështrimi me zemër të hapur dhe syri që e shikon këtë hapësirë të pafund, këtë pushtet madhështor, është i mjaftueshëm të lëkundë natyrën e njeriut të animuar në njohjen e së Vërtetës së fshehtë në të, krijim i cili dëshmon dhe tregon Krijuesin e plotfuqishëm. Vështrimi i të gjitha atyre që krijon Allahu i madhërishëm, në pushtetin qiellor dhe tokësor, mahnit zemrën, trondit mendjen dhe e ngacmon për të bërë hulumtimin e burimit të të gjitha këtyre - të Kreatorit të plotfuqishëm, i cili i krijoi të gjitha krijesat në këtë sistem të përkryer.

Pas çdo zhvillimi shkencor, ne zbulojmë versete të cilave u paraprin Kur'ani fisnik. Këtu do të japim një shembull konkret: njerëzit nuk dinin asgjë lidhur me krijimin e bimëve të ndryshme. Kjo gjendje zgjati deri sa shkenca përparoi në shekullin XX dhe derisa arriti të zbulojë që të gjitha bimët përbëhen nga të njëjtat materie identike themelore: dioksidi i karbonit, oksigjeni hidrogjeni, azoti, sulfuri, fosfati dhe disa materie të tjera. Shkaku i llojllojshmërisë së bimëve është sasia e ndryshme e materieve që bimët thithin me rrënjët e veta nga toka, Kjo materie thithet me masë, ashtu siç e ka përcaktuar Allahu i plotfuqishëm. Përkujtojmë versetin e Kur'anit fisnik:

"...dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve". (EI Hixhr. 19)

Njerëzimi, për një kohë tepër të gjatë, nuk ka ditur sesi rritet një bimë dhe si formohen frytet e bimës. Pas studimeve të gjata, ata nxorën përfundimin se bimët kanë ca "fabrika të vocrra të gjelbra" (plastidet), të cilat u japin bimëve ngjyrën e gjelbër, Këtë e gjejmë në versetin e Kur'anit fisnik:

"Ai është që lëshoi nga lart shiun e me të nxorri bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t'i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë". (El En'amë. 99)

Këtu shihet mrekullia e Kur'anit famëmadh. Ai e përmend të vërtetën dhe na tregon si të arrijmë deri tek ajo, duke thënë: “Prandaj vështroni frutat e tij”.

Kur njeriu ka filluar të mendojë dhe të vështrojë frytet, atëherë e ka mësuar të vërtetën. Ky është me të vërtetë argument p£r njerëzit që besojnë. Vini re këtë precizitet në fjalitë e Allahut të madhërishëm:

"...Dhe që nga ai të rritet gjelbërimi, e nga ai kallinj të shpeshtë...". (El En'amë. 99)

Kjo domethënë që nga bimët del gjelbërimi, i cili është karakteristik sipas asaj që nga ai dalin kallinj me kokrra të dendura. Këtu bëhet fjalë për gjelbërimin (klorofilin), e jo për bimët Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik thotë:

"Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtësinë". (ErRrahman. 7)

Isak Njutoni ka zbuluar se në qiej ekziston ligji i përkryer dhe preciz, i cili vepron mbi trupat qiellorë, e ky është ligji i gravitetit. Dobia nga ky gravitet në mes planetëve është ekuilibri në mes tyre (mizan).

Zbulimi i dy planetëve, Neptunit dhe Plutonit, konsiderohet si triumf i ligjit të zbuluar nga Njutoni. Duke u shërbyer me ekuilibrin e gravitetit, astronomët e kanë zbuluar pozitën e planetit Uran dhe kanë nxjerrë përfundim që mbi Uranin ndikon një planet tjetër me gravitetin e vet. Me anë të kësaj teorie, përkatësisht ligjit të Njutonit mbi ekuilibrin, është bërë i mundur zbulimi i planetit tjetër - Plutonit, e kështu me radhë. Ja edhe një verset kuranor, i cili mahniti shkencëtarët:

"A nuk e ke parë se si Allahu drejton retë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti nga retë e mëdha si kodra, breshër dhe me të godet këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati sa s'të merr të të parit". (En Nurë. 43)

Retë e dendura shtrihen në lartësi 15 km e më shumë. Prandaj, edhe atij që i vështron, i duken që janë sikur kodra të mëdha. Krijimi i reve të dendura bëhet përmes shtresave të ajrit, temperatura e të cilave ka ndryshime të mëdha.

Kështu krijohen majat dhe formojnë akullin. Prandaj, vetëm retë e dendura mund të krijojnë akull. Ky fakt është i vërtetë dhe shprehet në fjalët e Allahut të madhërishëm:

"Ai nga retë e mëdha si kodra lëshon breshër".

Pasi që shkencëtarët gjatë hulumtimit të reve të dendura janë shërbyer me radar dhe kanë ndjekur formimin gradual të tyre, ata kanë konstatuar se retë formohen nga bashkimi i pjesëve të vogla të reve të cilat lëvizin nën ndikimin e rrymave të ajrit. Ato më pas formojnë re të dendura të shiut. Kur'ani famëmadh e ka cekur këtë të vërtetë shkencore para 15 shekujve:

"A nuk e ke parë se si Allahu drejton retë, pastaj I bashkon, i bën grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre...". (En Nurë, 43)

Kështu, pjesa e parë e versetit sqaron gradualitetin e formimit të reve të dendura deri kur të bëhen sa kodra. Atëherë krijohet akulli. Kur dobësohen rrymat ajrore, retë thuajse eksplodojnë dhe lëshojnë breshër. Ja si bën aluzion pjesa tjetër e versetit kuranor:

"Dhe mu atë, kend do, e godet, e kënd do e kursen...". (En-Nurë,43)

Karakteristikë më e rëndësishme e rënies së akullit është paralajmërimi i vetëtimës. Për herë të dytë zbulojmë qe vetëm retë e grumbulluara mund të krijojnë vetëtima. Duke vështruar më tej versetin kuranor: "Shkëlqimi i rrufesë gati na merr të parët", d.m.th. drita e rrufesë e cila përcjell akullin e merr të parët, sepse akulli është emri më i afërt me të cilin ka të bëjë mbiemri i Përmendur (i rrufesë së Tij).

Duke iu referuar argumenteve të qarta për njerëzit, Allahu i madhërishëm në Kur'anin famëmadh thotë:

"A nuk e bëmë Ne tokën si shtrojë të pershtatshme (për jetë)?". (EnNebe'ë. 6)

Toka, si njëri ndër nëntë planetët e Sistemit tonë Diellor, megjithëse shumë e vogël në krahasim me planetët e tjerë të gjithësisë, prapëseprapë është më e dashura dhe më tërheqësja për ne.

Toka është nënë jona, është shtëpia, foleja dhe djepi ynë. Nga elementet e kësaj toke u krijuam, në këtë tokë u lindëm, në të do të vdesim dhe po nga kjo tokë do të ringjallemi përsëri, siç thotë All-llahu i plotfuqishëm në Kur'anin fisnik:

"Ne prej saj (tokës) ju krijuam, në të do t'ju kthejmë përsëri, dhe prej saj do t'ju nxjerrim edhe një herë". (TaHa.55)

Në këtë tokë filloi jetën e vet raca njerëzore, në këtë tokë Allahu i madhërishëm i dërgoi shpalljet hyjnore nëpërmjet të dërguarve të Tij besnikë. Termi kuranor mihad do të thotë një gjë e përshtatshme për ecje, një gjë e butë si shtrojë. Dhe këtë tokë Allahu e bëri të përshtatshme për jetën tonë, e bëri tamam sikur djep, në të cilin pushon dhe fle foshnja.

Dihet se pozita e volitshme e Tokës në radhitjen planetare në kuadër të Sistemit Diellor ka bërë që ajo vërtet të jetë e përshtatshme për jetesë. Nuk është as shumë afër Diellit, sepse do të mbretëronin temperatura të larta tropike, të cilat do ta bënin avullimin e ujit nëpër oqeane dhe në këtë mënyrë do të bëhej e pamundshme jeta në të. Në anën tjetër, as nuk është shumë larg tij, që do të bënte që nga temperaturat e ulëta toka dhe oqeanet të shndërroheshin në akullnaja, në të cilat kushte jeta do të ishte fare e pamundshme. Por, i Madhi Zot deshi dhe e bëri që Toka të ketë pjerrtësinë vertikale prej 23.5 shkallësh, e cila e bën të mundur jetën dhe gjallërimin e një bote të tërë organike dhe inorganike, një bote me një natyrë me florë dhe të shumëllojshme, të cilën e hasim në çdo hap që e hedhim në tokë.

Shkenca vërteton se Toka sillet rreth boshtit të vet për 24 orë, kurse rreth Diellit për 365 ditë. Rrotullimi i saj është eliptik (fjala arabe dehjun do të thotë formë vezake), kurse shpejtësia afro njëmijë milje në orë.

Shkencëtarët thonë se sikur shpejtësia e rrotullimit të Tokës të ishte më pak se një mijë milje në orë, atëherë dita do të zgjaste 120 orë, kurse të lashtat do të zhdukeshin. Sikur forca e gravitetit të ishte më e vogël, do të zhdukej oksigjeni, detet do të zhvendoseshin në të dy polet, ndërsa ne do të qëndronim pezull. Sikur këndi i Tokës, i cili është 23.5 shkallë, të ndryshonte për një shkallë, atëherë nuk do të kishte fare stinë të vitit, qendra e Tokës do të shndërrohej në shkretëtirë, ndërsa polet do të ishin të mbuluara përherë me borë. Marsi është larg Diellit 142 milionë milje dhe temperatura gjatë ditës mezi arrin disa shkallë mbi zero, ndërsa natën ulet 70 shkallë nën zero. Ujë nuk ka, andaj jeta në të është e pamundshme. Planeti tjetër, Jupiteri, gjatë natës ka temperaturë 130 shkallë nën zero. Kështu është edhe me planetët e tjerë. Pra, Allahu i madhërishëm e bëri Tokën me të gjitha kushtet e përshtatshme për jetë. Pastaj Allahu i madhërishëm në vijim thotë:

"(A nuk i bëmë-ngulitën) kodrat sikur shtylla (përforcuese në tokë)?". (En Nebe'ë. 7)

Fjala veted-evtad do të thotë kunja-shtylla apo bazament qendror, mbi të cilin ngrihet tenda. Kjo është bërë në mënyrë që të kuptohet më lehtë nga njerëzit se edhe kodrat kanë rolin e tyre ekuilibrues dhe baraspeshues të Tokës, qofshin ato kodra kontinentale apo oqeanike.

Pasi njeriu i arriti lartësitë qiellore me anën e fluturakeve të ndryshme, ai arriti të fotografojë dhe të studiojë formën dh relievin e vërtetë të tokës. U vërtetua me saktësi e vërteta madhe kuranore edhe nga profesorët më eminentë të gjeologjisë, se kodrat janë një element përforcues dhe ekuilibrues në tokë.

Në versetet e tjera për kodrat, Kur'ani fisnik thotë:

"Kurse kodrat i përforcoi". (Naziat 32)

"Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju". (Nahi. 15)

"E i sheh kodrat dhe mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin sikur që lëvizin retë (kjo është) mjeshtri e Allahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni". (En Nemi. 88)

Kështu, në realitet, kodrat lëvizin, ndërsa ne i shohim si stabile e të palëvizshme, sepse Toka rrotullohet rreth boshtit të vet dhe kodrat duke qenë pjesë e Tokës, gjithashtu sillen së bashku me të, pikërisht ashtu siç lëvizin retë nën veprimin e erës. Të gjitha këto versete na bëjnë të kuptojmë se një prej mrekullive të panumërta të Allahut në këtë Tokë janë kodrat, si dhe ndërtimi i tyre i jashtëm dhe i brendshëm. Shkenca, tash së voni, vërtetoi se secila kodër i ka rrënjët dhe bazamentin e vet mbështetës nën tokë aq sa e ka mbi tokë. Nga kjo rrjedh se fjalët e Allahut të madhërishëm janë një mrekulli e përjetshme. A thua deri para pak kohësh dikush ka mundur të përfytyronte se kodrat e mëdha, që i shohim në formë gungash dhe në forma të tjera mbi sipërfaqen e tokës, kanë pothuajse të njëjtën shtrirje në brendinë e tokës, të cilën shkencëtarët e quajnë rrënjë, kurse Kur'ani e quan shtyllë-bazament.

Kur e lexojmë me vëmendje versetin 88, të cituar më lart, të kaptinës En Neml, dhe kur i shikojmë kodrat stabile e të palëvizshme para nesh, çuditemi sepse Allahu i madhërishëm thotë:

"Dhe mendoni se ato janë të palëvizshme...".

Kjo do të thotë se ne i shohim kodrat, por me një pamje joreale. Pra, palëvizshmëria e kodrave të cilën gjë e shohim me sytë tanë, nuk është e vërtetë ekzistenciale. Përkundrazi, ajo është shfaqje dhe manifestim i drejtpërdrejtë i fuqisë absolute të Allahut të madhërishëm.

Kur e lexon këtë verset, njeriu habitet dhe pyet: Si është e mundur që kodrat të lëvizin si retë, kur ato janë stabile para syve të mi dhe nuk lëvizin nga vendi i tyre? Allahu i gjithëdijshëm thotë:

"Mos u habit! Kjo është vepër e Allahut të madhërishëm, i cili ka përsosur çdo gjë".

Për këtë Allahu i madhërishëm në Kur'anin famëmadh thotë:

"Ata dinë vetëm anën sipërfaqësore të kësaj jete, ndërsa për jetën tjetër janë të pakujdesshëm".(Er Rrum, 7)

Me këtë na bën të kuptojmë se njeriu i di gjërat e dukshme të jetës së kësaj bote, mirëpo ai është i painformuar sa i përket çështjes së botës tjetër.

Pra, Allahu i madhërishëm është Krijuesi i kësaj ekzistence. Nëse ka urtësi në këtë ekzistencë, ajo argumenton ekzistencën e të Urtit; nëse ka dituri, ajo vërteton në mënyrë të argumentuar ekzistencën e të Gjithëdijshmit; nëse sheh përsosuri te krijesat, ajo argumenton ekzistencën e Krijuesit; nëse e ndien mëshirën, ajo dëshmon se është rezultat i Mëshiruesit; nëse ka rregull, do të shohësh se në këtë ekzistencë ka vetëm një rregull. Ai rregull është i Krijuesit, kurse koordinimi dhe harmonia absolute tregojnë se është vepër e Krijuesit të vetëm, të përsosur dhe të lartë. Në vijim Kur'ani fisnik thotë:

"Dhe Ne ju krijuam çifte". (En Nebe'ë. 8)

Allahu i madhërishëm kishte qëllim që të mos ketë mangësi dhe disharmoni në rregullimin e gjithëmbarshëm të gjithësisë; A kishte qëllim që kjo gjithësi të jetë e denjë për Madhështinë, Forcën dhe Kreativitetin e Krijuesit. Ky është një manifestim i hapët i fuqisë absolute të Allahut të madhërishëm në ligjet e kësaj ekzistence. Një manifestim i tillë i kësaj fuqie është edhe krijimi në çifte i çdo gjëje në këtë univers, përveç engjëjve.

Po ta marrim shembull edhe thërrmijën më të vogël të atomit, si gjënë më të imët në këtë gjithësi, të cilën e njohim tash për tash, do të shohim se brenda vetë kësaj thërrmije atomike ekzistojnë protonet dhe neutronet, pozitive dhe negative, të cilat së bashku formojnë tërësinë e atomit.

Për këtë na ka informuar Allahu i madhërishëm edhe në një verset të Kur'anit famëmadh:

“I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë". (Jasin. 36)

Po ky proces manifestohet në botën organike dhe inorganike, kurse krijimi i njeriut në çifte është një prej mrekullive të përkryera të Allahut, i cili bëri që sipas "Ligjit të Shkaqeve", kontaktit intim midis burrit dhe gruas, me lejen dhe dëshirën e Tij, nga një bashkim i spermatozoidit me farën e gruas, të lindë një fryt i ri njerëzor, fryt që deri në formësimin e plotë dhe daljen në këtë botë, kalon nëpër etapa të ndryshme, të cilat Kur'ani famëmadh i ka përshkruar me një përpikëri të paparë.

Me një fjalë, po të mos kishte Diell, nuk do të kishte as jetë në Tokë, por krahas diellit, botës organike dhe inorganike u nevojitet edhe një komponent tjetër i rëndësishëm, pa të cilin nuk do të kishte mundësi të zhvillohej procesi jetësor. Ky komponent kaq i nevojshëm është uji.

Ja, si Allahu i gjithëfuqishëm i ndërlidh këto dy komponente. Në vazhdim të kaptinës, Ai thotë:

"Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh". (En Nebe'ë, 14)

Pra, krahas dritës dhe nxehtësisë së Diellit, gjallesave të gjalla dhe botës bimore u nevojitet patjetër edhe uji, të cilin Allahu i madhërishëm, përveç burimeve të ujit që gjenden brenda në Tokë, e lëshon nga qielli nëpërmjet reve.

Shkenca na mëson se në këtë rast kryhet një proces natyror, ai i avullimit të ujit nga lumenjtë, detet dhe oqeanet, që pastaj të kondensohet lart dhe të kthehet në re, të cilat pastaj, të bartura nga erërat andej e këndej, e shkundin ujin që gjendet në to. Fjala I'sar-muassar-mu'sir në aspektin terminologjik do të thotë reja që lëshon shi pas bashkëdyzimit dhe pas zbrazjes së thërrmijave elektrike, pozitive e negative. Do të thotë, pas "shtrydhjes" së saj, ajo mund të lëshojë shi me lejen e Allahut të madhërishëm.

Dijetarët rreth termit el mu'sirat kanë dhënë këto mendime: Grupi i parë mendon se fjala është për retë që shtrydhen, do të thotë që lëshojnë shi. Ky mendim është më i saktë dhe më i pranuar.

Grupi i dytë mendon se fjala është për erërat, të cilat pas fekondimit të reve, e shtrydhin ujët nga retë.

Kështu, nga ndikimi i rrezeve të diellit, të cilin Allahu i madhërishëm e quajti "kandil flakërues", bëhet avullimi i ujit të deteve.

Kur ky avull të ketë arritur lart, për të marrë ftohtësinë dhe për kondensuar, vjen roli i erërave, të cilat mbartin me vete pluhuri, që përmbajnë elemente të fekondimit, thërrmija pozitive e negative, dhe ky kontakt përfundon me zbrazjet elektrike. Pas kësaj erërat, po ashtu me lejen e Allahut, i mbartin këto re të fekonduara atje ku Allahu dëshiron, pastaj bie shiu. Në lidhje me këtë Allahu i madhërishëm në disa versete të Kur'anit famëmadh përkujton:

"Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojnë shi dhe atë jua japim ta pini, po ju nuk mund ta ruani atë".(El Hixhr, 22)

"Edhe Ai është që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër".(El Furkan. 48)

"A nuk e ke parë se si Allahu drejton retë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre..." (Nur. 43)

"Allahu është ai që i lëshon erërat, e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrinë lart si të dojë, i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të vet, që ata gëzohen". (Rrum, 48)


Views: 2614 | Added by: mendohu | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 2
1 arlinda   (10 tet 2010 7:48 PM)
bravo
bravo e kishi tha

2 mendohu   (01 nen 2010 7:33 PM)
flm all-llahu (xh.sh) te shperbleft per interesin dhe kohen qe ke nda me lexu ket shkrim

Name *:
Email:
Code *:
Copyright MyCorp © 2014 | Free web hosting - uCoz