*=*ONLINE NDIHM DHE BISED --Live Help Online Chat *=* Nese ke pyetje rreth Islamit, ose don te flasesh drejtperdrejt me specialist per fen Islame per c'fardo informate.???
Do you have a questions about islam or need conversation ???
Do you want to speak with the specialists in Islam to obtain accurate information ???
Gjatë
një fjalimi në mëngjesin e lutjeve në shtëpinë e bardhë, presidenti
amerikan përpos fjalive nga Bibla, Tevrati dhe fetë tjera citoi edhe
një hadith të njohur të Pejgamberit Muhamed a.s.
E shtunë, 07 Mars 2009 20:45
Reklam
"Askush nga ju nuk ka besuar derisa mos t'ia dëshirojë vëllait të vet atë që dëshiron për vete.
Natyrisht,
kjo është rregulla e artë, thirrja në dashuri ndaj njëri tjetrit;
trajtimi me dinjitet dhe respekt atyre më te cilët ndajmë një moment të
shkurtër në këtë botë "....tha ndër të tjera presidenti i SHBA-ve
Obama. "
Johan Volfgang von Goethe (Gëte), poeti më i madh i Evropës, lavdia e gjuhës gjermane dhe e jetës intelektuale. Edhe pse e kaloi jetën e tij në një vend jomusliman, ai pranoi dhe deklaroi se pajtohej me gjithë zemër me pohimin e dy dëshmive: S'ka Zot tjetër veç Allahut, Një dhe të Vetëm, dhe Muhammedi a.s. është i dërguari dhe, njëkohësisht, vula e të gjithë të dërguarve të Tij. Veç të tjerash, ai thotë: "Çmenduri, secili në rastin e vet Mendimin e tij të veçantë lëvdon! Nëse Islam do të thotë nënshtrim ndaj Zotit Ne jetojmë dhe vdesim në Islam." "Dhe, kështu, na duhet të qëndrojmë brenda Islamit (dmth.: në nënshtrim të plotë ndaj vullnetit të Zotit)…" "Më tepër nuk kam ç'të them, përveç asaj se, edhe këtu, unë përpiqem të qëndroj në... lexo me shum
Një
organizatë muslimane amerikane ka shprehur ndjenjën e "zemërimit dhe
mosbesimit" ndaj FBI-së për shkak të raportimeve të infiltrimit të
agjentëve të FBI-së në xhamitë në jug të vendit.
E premte, 27 Shkurt 2009 21:41
"Komuniteti
musliman kurrë nuk ka hezituar në angazhimin dhe vendosmërinë për të
mbajtur SHBA-të të sigurta, e as qe ka hezituar për të bashkëpunuar me
agjencionët e ndryshme të sigurisë, duke përfshirë FBI-në, në
garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët amerikan," thonë nga zyra
e Këshillit për Marrëdhënie Amerikano-Islame në një deklaratë.
Por,
në deklaratë ceket se janë paguar agjentë nga FBI-ja "për të monitoruar
dhe për të provokuar musl... lexo me shum
Dega
e Qendrës Islame ICNA ( Rrethi Islam i Amerikës Veriore) në San
Francisko do të nis fushatën e reklamave Islame në autobusët publik për
të inkurajuar njerëzit që të ndryshojnë mendimet e tyre për muslimanët.
Aty
do të jetë i cekur edhe numri i telefonit falas për të bërë pyetje në
lidhje me Islamin si dhe emri i sajtit www.whyislam.org në më shumë se
140 autobusë që ICNA-ja dëshiron ti përfshin në këtë fushatë.
"Kjo
është ankesa e jonë: Ne duam ta japim pamjen e drejtë të Islamit.
Islami nuk ka lidhje me terrorizmin. Islami është për paqe," thotë
Mariam Chan nga ICNA-ja.
Ndërmjet orës 9 në mëngjes dhe 9 në
mbrëmje çdokush mund të thërras për të bërë pyetje në lidhje me
... lexo me shum
Rezultatet e studimit më të ri shkencor të mjekësisë rreth
sëmundjeve të zemrës dhe sklerozës së (ngurtësimit apo ngushtimit)
arterieve kanë dëshmuar se falja e namazit të sabahut në kohën e
caktuar çdo ditë është mjeti më efikas për mbrojtje dhe shërim nga
sëmundjet e zemrës dhe sklerozës se arterieve duke përfshirë edhe
infarktin e muskujve te zemrës (miokardiumit), që shkakton mpiksjen
(trombozën) e zemrës, dhe sklerozës së arterieve që shkakton
apopleksinë (damllën, pikën) në tru... lexo me shum
Amerikën nuk e zbuloi Kristofor Kollombo, e as Amerigo Vespuçi, por grupe marinarësh muslimanë nga Spanja.
E premte, 20 Shkurt 2009 14:31
Hyrje
Ekzistojnë
një varg dëshmishë që argumentojnë praninë e muslimanëve në Amerikë,
edhe atë të paktën pesë shekuj para Kristofor Kollombos. Ata në Botën e
re kishin shkuar nga Spanja dhe Afrika Perëndimore.
Dokumentet
historike qartë tregojnë se kah mesi i shekullit X, gjatë kohës së
halifit emevit Abdurr-Rrahmanit III (929-961), disa muslimanë të
Afrikës ishin nisur nga limani spanjoll Delbes (Palos) të cilët
lundruan në drejtim të perëndimit - drejtë Oqeanit të errësirës dhe
mjegullës. Ata u kthyen pas një kohe... lexo me shum
Bashkësia Shqiptare Islame në Grenchen të Soloturnit fillon me ndërtimin e xhamisë së parë nga themeli.
E enjte, 19 Shkurt 2009 12:41
Bashkësia
Shqiptare Islame në Grenchen të Soloturnit fillon me ndërtimin e
xhamisë së parë nga themeli. Kryetari i Bashkësisë Shqiptare Islame,
Ferid Sulejmanit, deklaroi: "Pas bisedave me autoritetet lokale dhe pas
premtimeve që leja për ndërtimin e objektit do të jepet, në Mars të
këtij viti inshallah do të fillojmë me punën për ndërtimin e xhamisë".
Kjo
xhami nuk do te ketë minare, në mënyrë që të mos kundërshtohet nga
autoritet zvicerane. Objekti do të ketë përveç vendit për falje edhe
një banesë për imamin, pastaj lokale për aktivitete rinore si dhe
objektet tjera... lexo me shum